Pallaska: Vetëvendosje po ia bën PDK-së, atë që Thaçi ia bënte Rugovës (Video)

13.10.2016 21:35:43

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se çështja e bashkimit kombëtar është përdorur fillimisht nga Hashim Thaçi e PDK’ja si mënyrë për të marrë pushtetin nga Ibrahim Rugova, i cili me vizionin e tij për shtetësinë e Kosovës paraqiste një ndër figurat kryesore historike të shtetformimit.

Pallaska ka thënë se Vetëvendosja mban qëndrime plotësisht të kundërta me PDK-në, dhe se ajo përdor metodat e njëjta që Hashim Thaçi kishte përdorur gjatë kohës kur Rugova ishte president për të marrë pushtetin.

“Njerëzit që dëshirojnë ta mposhtin Hashim Thaçin, të cilin gabimisht e portretizojnë me shpalljen e pavarësisë, i cili ishte akt formal që nuk e vendos hierarkinë e kontribut-dhënëseve të pavarësisë dhe për të arritur një ngjarje më të madhe historike pretendojnë bashkimin kombëtar”, ka thënë Pallaska në emisionin “Komiteti Qendror”, që transmetohet në RTV Dukagjini.