Pallati mbretëror Buckingham në kërkim të ekspertit të rrjeteve sociale, aplikantët duhet të jenë kreativ dhe inovativ

17.05.2019 18:52:59

Pallati mbretëror Buckingham në Britani të Madhe është duke kërkuar kandidatë me përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale, ku ndër të tjera kërkohet nga kandidatët të jenë inovativ, kreativ dhe të kenë aftësi në të shkruar e njohuri në fotografi.

Pallati Buckingham është vënë në kërkim të një personi i cili do të menaxhojë komunikimin dixhital, dhe të përkujdeset për imazhin e mbretëreshës Elizabeth II në rrjetet sociale.

Kandidatët duhet të kenë përvojë të mëparshme në rrjetet sociale të jenë inovativ e kreativ, të kenë aftësi në të shkruar si dhe njohuri në fotografi. E kjo po konsiderohet si mundësia më e mirë që përvojën në ekspertizë dixhitale ta shfaqin të gjithë aplikantët.

Kjo punë ka edhe shumë përparësi, 33 ditë pushim vjetor, drekën pa pagesë në pallatin mbretëror Buckingham.