Palmer në Prishtinë: Albin Kurti do të jetë një partner i mirë

02.11.2019 13:43:26

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u takua me zyrtarët dhe politikanët e Prishtinës. Fokusi i bisedave ishte situata në vend dhe dialogu me Serbinë.

Palmer garantoi mbështetjen e Amerikës për qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe tha se Albin Kurti si kryeministër do të jetë një partner i mirë. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Prishtinë, ai bëri me dije se Shtetet e Bashkuara nuk do ta imponojnë një marrëveshje pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer theksoi ndër të tjera se procesi i integrimit të dy vendeve lidhet ngushtë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.