Pamje kur të burgosurit futen në qelinë e Deharit

10.11.2016 22:35:54

Klan Kosova ka siguruar pamje tjera nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë video shihen të burgosurit e parë që e kanë gjetur Astrit Deharin në qelinë e tij në burg.

Në video shihet edhe momenti kur në qelinë e Deharit futet një person nga personeli shëndetësor.