Pamje me dron/ Shihni si është shkatërruar Thumana nga tërmeti

26.11.2019 14:00:44

Pamjet apokaliptike janë ato që shfaqen në Thumanë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë që tronditi vendin.

Paraprakisht raportohet se kanë mbetur të vdekur 12 persona, ndërkohë që raportohet se ende ka shumë persona nën rrënoja.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.