Pamje nga asidenti i autobusit të Shkupit në Turqi

06.09.2016 12:49:04

Së paku një person ka humbur jetën, ndërkaq 38 janë lënduar, nga të cilët 5 rëndë, në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në Turqi.

Autobusi nga Maqedonia, me targa të Shkupit, pronë e kompanisë “Boga Transport”, në autostradën në afërsi të qytetit Malkara, sipas raporteve të medies turke, është bllokuar në një kamion, duke u zvarritur qindra metra. Në vazhdim, disa fotografi nga vendi i ngjarjes.