Pamje nga kontrollet e ashpra që po i bëjnë Njësitet Speciale veturave në Veri

26.03.2018 13:50:24
Njësia Speciale e Kosovës e cila tashmë gjindet në pjesën veriore të Kosovës, të shprëndarë në pikën kufitare të Jarinjës dhe në fshatin Ballaban, po kontrollon veturat të cilat po kalojnë në atë pjesë.

Në videot e shprëndara nëpër mediat kosovare dhe ato serbe, shihen forca të shumta policore të armatosura të cilat kontrollojnë trafikun dhe pasagjerët që tentojnë kalimin në pjesën ku tashmë po qëndrojnë njësia speciale.