Pamje nga lëndimi i Lenjanit, dërgohet në spital (Foto)

09.10.2016 22:25:23

Anësori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ermir Lenjani, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Spanjës.

Anësori u zëvëndësua në fund të pjesës së parë dhe u detyrua të largohet nga loja për shkak të një çarje të pësuar në vesh.

Ky dëmtim erdhi pas një dueli mjaft të ashpër me sulmuesin e Spanjës, Diego Costan.

Telegrafi ka siguruar një foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihet se çarja e Lenjanit në vesh është e thellë dhe ka nevojë për ndërhyrjen në spitalin e Shkodrës. Foto: Telegrafi

Telegrafi ka siguruar një foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes dhe ka mësuar se Lenjani u detyrua që të dërgohet në spital për shkak të gjakderdhjes si pasojë e çarjes.

Shqipëria në pjesën e dytë pas largimit të Lenjanit nga loja pësoi dy gola të shpejt.