Pamje që të thyejnë zemrën, 3-vjeçari në gjendje të rëndë nga koronavirusi

07.04.2020 10:31:51

Një nënë ka publikuar pamjet e dhimbshme të djalit të saj 3-vjeçar të prekur nga koronavirusi.

Vogëlushi është në gjendje të rëndë në spital, pasi COVID-19 i shkaktoi pneumoni.

Tommy Marsh nga Birmingham u sëmur në fund të marsit, vetëm disa ditë pasi u largua nga çerdhet, tha mamaja e tij Sarah Marsh për mediat britanike.

Ajo ka edhe një mesazh për ata që shkelin rregullat: “Jam e tërbuar kur shoh njerëz që dalin të bëjnë banjo dielli. Ju nuk duhet të trembeni vetëm nga qeveria, policia dhe ushtria, por për shëndetin tuaj. Qëndroi në shtëpi, mos rrezikoni jetën”.