Pamje të reja: Momenti i plotë i ekzekutimit të ambasadorit rus në Turqi (Video,+18)

20.12.2016 15:20:09

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov u qëllua për vdekje teksa mbante një fjalim në një ekspozitë pikture në Ankara.

Atentati u krye nga punonjësi i policisë 22-vjeçar, Mevlut Mert Altintas, i cili më pas u eliminua nga policia.

Por, së fundmi është publikuar edhe video e plotë e momentit të atentatit.

Në të, duket qartë momenti kur Altintas qëndron pas shpinës së ambasadorit dhe lëviz lirisht, ndërsa nuk ka punonjës të tjerë sigurie.

Në një moment, 22-vjeçari pozicionohet në anën e majtë të videos, pas shpinës së përkthyesit të ambasadorit, ku duket edhe momenti kur ai nxjerr armën, pa rënë në sy.

Pak sekonda më pas, dëgjohen të shtënat, ndërsa për shkak të kaosit të shkaktuar, nuk shihet mirë çfarë ndodh.