Pamje të rënda/ Masakrohet një kamarier në Berat, e lënë nën rrotat e makinës

21.11.2019 22:39:56

Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, teksa shkruan se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit.

Siç mund ta shikoni edhe vetë, i riu, që sipas denoncimit punonte kamarier, rrethohet nga katër djem të cilët më pas e masakrojnë me grushta e shkelma. Një tjetër përpiqet t’i ndalojë, por ata kthehen dhe i gjuajnë sërish me shkelm në kokë.

Në fund largohen dhe e lënë të dhunuarin nën rrotat e një makinë të parkuar aty pranë.

Disa djem të tjerë i vijnë në ndihmë të riut dhe telefonojnë autoritetet, por në denoncimin e mbërritur në redaksinë e “JOQ”, thuhet se nuk është marrë asnjë masë për këtë ngjarje.