Pamje të rënda: Ushtari turk vret veten, nuk pranoi të qëllonte civilët (Video +18)

30.07.2016 16:08:34

Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, ka patur urdhëra nga disa drejtues të lartë ushtarakë, për të qëlluar ndaj civilëve, të cilët kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Kështu raporton portali Turk “Hurriyet Daily News,” ndërsa shton se një nga rreshterët pjesëmarrës në grushtin e shtetit, nuk ka pranuar të bindet, duke vrarë veten.

Gjithashtu, është publikuar edhe një video, e cila tregon momentet kur turma e njerëzve mban në krahë trupin e rreshterit, Sabiha Gokçen, për ta transportuar drejt ambulancës.