Pamjet me dron tregojnë sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut

06.08.2020 11:08:58

Pas shpërthimit fatal që ndodhi në Liban, pjesë të kryeqytetit janë rrafshuar. Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen një sërë videosh të momentit të shpërthimit dhe të pasojave që janë shkaktuar.

Rrugët janë të mbushura me rrënoja, të lënduar ka në të gjitha anët, kurse zona të caktuara të qytetit janë shkatërruar plotësisht.

Se sa i fuqishëm dhe shkatërrimtar ishte shpërthimi e dëshmojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri me dron.