Pamjet se si i grabiste Ilir Leli kazinot nëpër Tiranë (Video)

31.12.2016 13:36:27

Grabitja e një kazinoje në Tiranë dhe tentativa për të realizuar grabitjejn e dytë brenda natës kanë dërguar në pranga një 45-vjeçar.

Ilir Leli grabiti një shumë lekësh nën kërcënimin e armës në një pikë lojrash fati dhe pas disa minutash tenton të realizojë dhe grabitjen e një kazinoje tjetër.

Por autori i dyshuar u vu në pranga gjatë tentativës për realizimin e grabitjes së dytë.

Sipas policisë, Ilir Leli ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të policisë numër 3.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT.

Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.