Pamjet shokuese/ Irani hap varreza masive për të varrosur viktimat e koronavirusit

13.03.2020 10:17:15

Imazhet satelitore nga Irani tregojnë se si janë hapur varre masive janë për të varrosur viktimat e koronavirusit.

Fotografitë e kapura nga ajri tregojnë një varrezë në qytetin e shenjtë të Qom, ku nisi zgjerimi që pas shpërthimit të koronavirusit në mes të muajit shkurt.

Daily Mail shkruan se pamjet që po qarkullojnë më mediat sociale tregojnë njerëzit që konfirmojnë se varret po përdoren për pacientët me koronavirus.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi, pas Kinës dhe Italisë. Deri më tani raportohet se 429 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që numri i të infektuarve është mbi 10 mijë.