PAN-i, zona erogjene e krimit, korrupsionit dhe kontrabandës n’vend !

26.05.2019 12:13:38

Nga: Fatmir Bajraj

Borgjezia e krimit n’Kosovë është e strukturuar mirë në kastën kriminale n’pushtet dhe n’shtet-kapje (PAN). Kjo strukturë mafio-kriminale, eshtë e kapur sikur mishi me thonin…! Ngritja e borgjezisë së krimit në Kosovë ka filllët në fund-shekullin e kaluar, përkatësisht në fillimin e kryengritjës së armatosur të shqiptarëve të Kosovës për liri nga pushtuesi i egër & barbarë – serbosllav ! Baza është, ngritja n’përendim e Fondacioneve për “luftën” çlirimtare dhe loja me sentimentet në një kohë sensitive në të cilën gatishmeria patriotike & atdhetare e shqiptarëve gjithandej, ishte n’kulm, për t’i dhënë përgjigjën & goditjën përfundimtare armikut, pushtuesit shekullor të trojeve tona etnike, mijëravjeqare. Kjo gjendje ishte shtrat i përshtatshëm për infiltrimin dhe depertimin thellë në shpirtin e popullit liridashës dhe ndjenjat atdhetare për t’dhënë gjithëçka n’sherbim të lirisë & çlirimit të Atdheut. Grupet mafio-kriminale shqiptare, të stërvitura n’poligonët e përendimit liberal-demokratik, dhe n’korrelacion me ato të armiqëve tanë dhe t’sherbimeve të tyre anti-shqiptare, pushtuan fondacionet për luftën tonë çlirimtare duke përdorë t’gjitha rrugët dhe metodata e sofistikuara të kapjës dhe kontrollit absolut mbi to dhe destinacionët përkatëse. – Këtë betejë të kontrollit mbi mjetet dhe fondacionet, e fituan ; kush tjetër, përveq atyre që ishin t’përgaditur e të stërvitur mirë nga sherbime të huaja anti-shqiptare që synim kishin : dobësimin e rezistëncës & luftës për çlirimin nga armiku. Me të shkathët dhe konsistent n’këtë betejë, rezultoj të ishte ekskluzivisht LPK-ja si krah ideologjiki i së majtës shqiptare dhe sllavo-ortodoksizmit Ruso-serbo-grek, me qendrat : Beograd-Tiranë-Athinë ! Pushtimi i fondeve, kontrollimi i plotë i tyre dhe tereni i përshatshëm kriminal që ofronte Shqipëria zyrtare e pas 97-tës, bëri që projekti i Nano-Millosheviqit nga Kreta, të shtyhej tutje n’dëm të Kosovës dhe lirisë së saj. – Ky fakt, solli n’Tiranë, të vetquajturin, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, alias Shtabin e Rognerit n’krye me Azem Sylën, Hashim Thaqin, Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin & Co ! Kontrolli gadi absolut mbi Fondet dhe keqpërdorimi i tyre, u siguroj atyre ( Shtabit të Rognerit), edhe kontrollin mbi luftën, permes kontrollit dhe menagjimit të armëve, mediave tanimë t’pushtura dhe fatin dhe jetën e patriotëve ( Kolonel Ahmet Krasniqi, Ali Uka, Ilir Konushevci…) të cilët të vetmën kauzë kishin, lirinë dhe çlirimin definitiv të Atdheut. – Fallangat e krimit nuk u ndalën me kaq, por e shtynë tutje kauzën e tyre n’sherbim të armikut ; dobësimin e rezistëncës dhe luftës për liri, për t’pasuar me përvetësimin e meritave të luftës me abuzimin dhe gjakun e deshmorëve të rënë alltarin e lirisë n’beteja frontale me armikun. – Lufta e tyre për pushtet ( lexo : Shtabi i Rognerit), shkoj tutje, papengueshëm, para syve tanë dhe n’sytë e nderkombëtarëve për fati të keq, duke pushtuar të gjitha poret e jetës qytetare në Kosovën e posa çliruar nga armiku shekullor me ndihmën vendimtare të Amerikës n’krye të Aleancës Verio-Atlantike, NATO-së. Ky puq i zi mbi Republikën e Kosovës dhe Institucionet legjitime & legale të saj, ka emrin “QPK”, dhe autorësinë e Shtabit të Rognerit dhe të dy Fatosëve anti-shqiptar, Nano & Klosi ! Kjo strukturë mafio-kriminale dhe anti-kombëtare, u zberthye e ri-konstruktua në SHIK, dhe pjella e saj, fillimisht ; PPDK me vonë PDK, AAK, NISMA, e ndoshta edhe në PSD-në e Ahmetit. Kjo gangrënë me epiqendër SHIK-un, alias PAN-in & Co, ka ngulfatë gjithë proceset progresive të vendit, duke filluar nga ato zhvillimore deri të ato integruese n’BE dhe në strukturat Verio-Atlantike (NATO) ! Kadri Veseli, Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti dhe Fatmir Limaj, janë maja e kupolles së krimit dhe kriminalitetit të t’gjitha llojeve ; të para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë. “Aksionet” e tyre të krimit, janë të shtrira në gjithë jetën publike, politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, me theks të veqant, në Sistemin e Drejtësisë, i cili është levë e fuqishme n’duarë të tyre, duke filluar nga Kryeprokurori, prokurorët dhe Gjyqësori n’tërësi…! Pasurimi & pasuria e tyre marramendëse në njërën anë, dhe varfërimi ekstrem i qytetarëve të Republikës së Kosovës, deshmonë ma s’miri ; jo vetëm dy anët e medaljës, por edhe për pushtetin absolut të kapo-bandave mbi Kosovën dhe vetë jetën e qytetarëv t’saj. Pushteti absolut i bandave kriminale tanimë të “shkrira” n’PAN & Lista Srpska, është i tejdukshëm, publik dhe i lexueshëm, por është ; po aqë i pacenueshëm & i pakapshëm nga Ligji dhe Drejtësia e cila është e kapur dhe n’duarë të kapësve të shtetit të Kosovës. Skena & skema e skandalëve të fundit me fajdet, haraqin dhe zhvatjët, të dala n’media me emra të përveqëm autorësh, akterësh dhe rrjete krimi e korrupsioni, ka një adresë : PAN-in si pjellë logjike e SHIK-ut dhe bosin e saj, Kadri Veseli. Kadri Veseli, akuzon “manipuluesit”, kërcënon akterët dhe paralajmron Sistemin e Drejtësië, për “seriozitetin” e tij personal për reformat dhe luftën kinse kundër krimit, korrupsionit e kontrabandës si lider politik e shtetëror. Një farsë, sui-generis ! Kush beson në pafajsinë dhe jo autorësinë mbi krimin të Kadri Veselit & Co ? S’ka njeri e as qytetar të Kosovës, me vetëm dy fije mendë n’krye që nuk e di se ; adresimi për krimin mbi Kosovën dhe shqiptarët ka një adresë, dhe kjo është PDK-ja e Kadrisë me simotrat : AAK & NISMA, të formësuara në PAN dhe shefat e saj, Kadri Veseli & Hashim Thaqi. Emrat e pëfolur sikur Rrahim Hashimi & Co, të lidhur nga dorë e dytë e kastës kriminale ; poltiko-partiako-pushtetore , Hajdar Beqa & Co, janë argatë të bosëve famëkeq ; Kadri, Hashim, Ramush, Xhavit, Fatmir & Co, janë hallka të zingjirit të krimit të instaluar : step by step, n’dy dekadat e fundit mbi Kosovën dhe qytetarët e saj. – Janë mbi Ligjin dhe Institucionët e shtetit, janë mbi shtetin…! Shteti i Kosovës është instrument n’duarë të kapësve kriminal të shtetit, derisa Sistemi i Drejtësisë është vetëm elemnt i i këtij instrumenti n’sherbim të padronëve real & faktik ( PAN-i) Kosova është një vend ku liria është nocion dhe krimi, sistem ! Ndryshimet “kozmetike” nuk ndryshojnë sistemin , ngase sistemi është i atillë, saqë i “mbytë” mbrënda vetës ato…! Vetëm ndryshimi i “sistemit” është zgjidhja, dhe ky ndryshim nuk vije me vullnetin e konstruktorëve, instaluesve dhe bossëve të tij, por duhet ndodhë pikërisht e kundërta ; Pa vullnetin e Tyre dhe me vendos’shmerinë Sovranit deri n’përmbysje…! Sistemi i anti-vlerave, duhet lëshuar vendin sistemit të vlerave, dhe kjo do kurajo qytetare, vendos’shmeri poltikedhe gadishmeri nacionale për sakrificë… Ndryshimi është në Ne, aty ka burimin dhe nuk “zbret” nga Qielli i qiltër & kthjellët me shkendi rrufeje…! Ngritu Kosovë, është koha e fundit…!