Pandeli Majko reagon ashpër për foton e djalit të tij me dy gishtat lart

23.02.2017 21:59:20

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar ashpër pas fotografisë të shpërndarë në rrjetet sociale të djalit të tij me dy gishtat lart. Në një status në Facebook, Majko shkruan se fotografia është bërë në kuadrin e shakasë, por ky humor ishte i tepërt.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime. Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste.

Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mjedis humori dhe mirësjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, shkruan në Facebook deputeti i PS Pandeli Majko.