Panik në Durrës, makina e parkuar para pallatit të sportit shpërthen në flakë

03.04.2018 13:56:09

DURRËS- Një makinë ka marrë flakë krejt papritur mesditën e sotme në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se automjeti tip “BMW” ishte i parkuar para pallatit të sportit kur ka shpërthyer në flakë.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Qarkullimi është bllokuar për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm për qytetarët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.


durres-merr-flake-makina-2durres-merr-flake-makina-2durres-merr-flake-makina-3durres-merr-flake-makina-4durres-merr-flake-makina-5durres-merr-flake-makina-6
<