Papa Françesku shpreh keqardhje për valën shkatërruese të luftës dhe terrorizmit në botë

31.07.2016 17:08:46

Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, të shtunën në qytetin Krakov në jug të Polonisë ka shprehur keqardhje për valën shkatërruese të terrorizmit dhe luftës në botë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Papa Françesku në ditën e katër të vizitës së tij në Poloni, me rastin e ditës botërore të të rinjve ka vizituar kishën Francis Acizi në qytetin Krakov dhe në këtë qytet është lutur për vendosjen e paqes në botë.

Papa me këtë rast deklaroi se duhet ushtruar ndikim mbi zemrën e terroristëve që të kuptojnë veprimet e tyre të këqija dhe të ndjekin rrugën e paqes dhe mirësisë, të respektojnë jetën dhe pozitën e çdo njeriu pa marrë parasysh fenë, origjinën, pasurinë ose varfërinë e njerëzve.

Papa në fjalimin e tij para qindra mijëra njerëzve kërkoi që bota të mos mbetet pasive dhe indiferente ndaj vuajtjeve të njerëzve. Asgjë dhe asnjë vendi botës nuk mund të arsyetojë derdhjen e gjakut të një njeriu,- tha Papa ndër të tjera