Papa Françesku viziton Azerbajxhanin që ka 570 katolikë

02.10.2016 14:57:15

Papa Françesku mbërriti sot në Azerbajxhan, ish republikën sovjetik me shumicë myslimane shiite, që është bërë furnizues i madh i naftës dhe gazit në Evropë.

Ai u prit në aeroport me një mirëseardhje të vakët nga një zyrtar qeveritar, ku nuk kishte as festë dhe as turma që brohorisnin.

“Azerbajxhani ka një pakicë të vogël katolike, rreth 570 persona ose 0,01 për qind e popullsisë së përgjithshme, që shërbehet vetëm me një famulli dhe shtatë priftërinj”, thuhet në statistikat e Vatikanit.

Papa Françesku do të takohet më vonë me presidentin Ilham Aliyev, një udhëheqës autoritar i cili ka drejtuar vendin për tre mandate.