Papa kërkoi zero tolerancë ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili

Papa kërkoi zero tolerancë ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili

03.01.2017 11:13:43

Papa Francisco, përmes një letre drejtuar peshkopëve, të cilët u botuan sot, bëri thirrje për zero tolerancë ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili, duke kujtuar mëkatet që kanë bërë personat e tillë dhe turpërimin që i kanë bërë kishës.

Qëkur u zgjodh në vitin 2013, Françesku i ka ndërmarrë disa hapa për ta çrrënjosur abuzimin seksual në kishë dhe për të vendosur praktika që mbrojnë fëmijët.

Por, grupet për mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual thonë se Papa s’ka bërë mjaft për t’i mbrojtur ata, e veçanërisht për t’i mbajtur përgjegjës peshkopët të cilët e kanë toleruar abuzimin seksual apo edhe e kanë mbuluar atë.