Papa: Le të lutemi për Maqedoninë

01.05.2017 16:26:49
Papa Françesku ka bërë thirrje për lutje për shtetin e Maqedonisë pas situatave në Parlament.

Ai ka bërë thirrje për lutje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para 10.000 njerëzve, transmeton lajmi.net

Kreu i Kishës Katolike Romake gjithashtu ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës dhe krizës në Venezuelë.

Papa shprehu shqetësimin mbi numrin e madh të njerëzve të vdekur dhe të plagosur në shtetin e Venezuelsës