Papa për shqiptarët: Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë

27.11.2019 16:46:08

Sekretari Kardinal i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, në emër të Papa Françeskut, ka dërguar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

Në telegramin drejtuar presidentit Ilir Meta, Kardinali Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.

Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”, thuhet në letrën  e ngushëllimit.