Papadopoulou: Eulex nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë

22.10.2016 12:17:39

Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Alexandra Papadopoulou, e cila po merr pjesë në seminarin e AP-së ka prezantuar punën e deritanishme të misionit të Eulexit.

Ajo para të pranishmëve ka theksuar se Eulex  është duke punuar në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Papadopoulou ka theksuar se stabiliteti i sundimit të ligjit në Kosovë po përparon, sipas saj Eulex nuk do të qëndroj përgjithmonë në Kosovë pasi që sic thotë ajo po reduktohet strukturat e këtij misioni duke kaluar në kompetenca të institucioneve të vendit.

Ajo më tej ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet edhe më shumë të shtojnë vullnetin e tyre në drejtimin e rendit dhe luftimin e korrupsionit.

Sipas saj, sundimi i ligjit ishte temë shumë e rëndësishme në Kosovë.

“Ne flasim nga përvoja e EULEX, nga mandati i i vazhduar i yni, ky mandat i ri pasqyron shumë”, tha ajo.

Papadopoulou tha se para 8 viteve pyetej pse po krijohej EULX, shumëçka është shkruar e thënë për këtë mision.

“Ishte vendim unanim i vendeve anëtare për ta formuar këtë mision, për ta përfaqësuar interesin drejt europianizmit. Ky ka qenë misioni më i madh në botë i Eulex kështu ne si prioritet e kemi luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra ky është qëllimi i jonë”.

Ajo deklaroi se EULEX-i nuk do të qëndrojë përgjithmon në Kosovë, një ditë do të mbaroj ky mision, sepse edhe tashmë veç ka filluar të reduktohen disa procese të këtij misioni, raporton Zëri.

“Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë zotuesin e tyre në drejtimin e sundimit të ligjit. Këtu jemi për të ndihmuar dhe të punojmë bashkë”.