Paqe mes Schalkes e Leverkusenit (Foto)

29.09.2017 22:41:43

Lojë e bukur, shumë raste, por vetëm 2 gola dhe nga një pikë për Schalken dhe Leverkusenin. Përfundoi në barazim 1-1 sfida që ngriti siparin e javës së 7-të të

Bundesligës mes Bluve Mbretërorë dhe Aspirinave. Në minutat e para sfida e Veltins Arena u dominua nga vendasit. Schalke iu afrua golit me Weston McKennie-in në minutë e 3-të dhe Bastian Oczipka-n në të 24-tën. Për të zhbllokuar shifrat e kësaj sfide Schalke kishte nevojë për dicka gjeniale dhe kush më mirë se ylli i skuadrës Leon Goretzka mund të shpikte dicka nga hici. Në të 34-tën mesfushori i kombëtares gjermane me shumë klas realizoi një gol spektakolar drejtpërdrejtë nga një goditje standarte duke shtangur Brendt Lenon dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së trajnerit Domenico Tedesco.

Leverkuseni megjithatë nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë ndryshoi ritmin. Fillimisht iu afrua golit Alario në të 49-tën ndërsa goli barazimit erdhi në të 61-tën nga xhamjakni Leon Bailey që i ardhur në fushë nga stoli u ndihmua dhe nga devijimi i Nastasic për të mposhtur Fahrmann. Në të 72-tën teknologjia i anulloi një gol argjentinasit Lucas Alario pasi arbitri e konsideroi por nëpërmjet Var-it kuptohej qartë që sulmuesi argjentinas i Leverkusenit ishte në pozicion jashtë loje. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Schalken që me këtë barazim u ngjit në kuotën e 10 pikëve, 2 më shumë se Leverkuseni që pozicionohet i 8-ti edhe në renditje.

2,w=993,q=high,c=0.bild