Para ndërrimit të mototeve me dhe për fëmijët e suksesshëm të familjeve shqiptare në perëndim

29.12.2017 14:25:04

Qamlija, e dalluar në studimet elitare mbi Europën Juglindore në Gjermani dhe aktiviste humanitare! Jusuf Bytyçi Priahtine, 29 dhjetor Qamlije Kastrati-Lokaj, e lindur më 1991 në Turjakë të Malishevës, është fëmija i parë i bashkëshortëve Ahmet dhe Habibe Kastrati. Shkollimin fillor e ka kryer në venddlindje, në shkollën nëntëvjeçare “Fehmi Agani” në Turjakë, ndërsa nga viti 2007, ka shkuar në Gjermani, për t’u bërë bashkë me prindërit, që atje ishin disa vite më parë. Në Gjermani jetoj që nga viti 2007, si 16 vjeçare, ka thënë kjo zonjë e dëshmuar për arritje. Në Gjermani ka mbaruar maturën dhe studimet Bachelar, e tani është në studimet master. Qamlija është studente e Programit Elitar të Masterit “Studime mbi Evropën Juglindore” në Mynih dhe Regensburg të Gjermanisë. Në një rrëfim për veten dhe familjen e saj në mërgatë, Qamlija, thotë se krahas studimeve, është e angazhuar edhe si përkthyese nga gjuha shqipe në atë gjermane, për institucionet shtetërore, duke kontribuuar kështu edhe për integrimin e shqiptarëve në Gjermani, respektivisht ata që jetojnë në Regensburg e rrethinë. Jo vetëm kaq! Kjo zonjë e lindur në Turjakë të Malishevës, duke dëshmuar prirje edhe për aktivitete jashtëmësimore, tregon angazhimin e saj në aktivitetet e Shoqatës shoqërore Gjermano-shqiptare, “Ilria”, ku bashkë me disa studente tjera nga Regensburgu, kanë për qëllim që të mbajnë gjallë gjuhën, kulturën, traditat tona si shqiptarë, dhe që ato t’ua sjellin më afër Gjermanëve. Por, ajo tregon edhe aktivitetet e hërë pas herëshme humanitare bamirëse, për Shoqatën “Down Syndrom Kosova”, personave privatë që kanë nevojë në Kosovë, Shqipëri etj. “Shpesh herë oganzojmë takime-aktivitete me eskpertë politikë nga Kosova, me qëllim që ta informojmë opinionin, publikun shqiptar, por edhe atë gjerman në Renesburg, mbi gjendjen aktuale në Republikën e Kosovës. Për angazhimet e saja, Qamlija është nderuar edhe mirënjohje! Edhe në këso raste, Qamlije Kastrati-Lokaj, thotë së kanë arritur të njohin shumë personalitete, si dhe njerëz që kishin e kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Urojmë që të tillë studentë, të tilla studente dhe aktiviste humanitare të dalluara në mërgatë, të kemi sa më shumë! Legjenda: Foto me anëtarët e Shoqatës “Down Syndrom Kosova”, pastaj me gazetarin dhe ekspertin e Kosovës Max Brym