Paralajmërim i frikshëm nga OKB:Nga virusi mund të vdesin me miliona njerëz

20.03.2020 12:13:33

 

Nga epidemia Covid-19 mund të vdesin miliona njerëz”, është paralajmërimi i fundit që ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres në një konferencë shtypi që ka mbajtur me videokonferencë.

Njujork, 20 mars 2020
Në lidhje me epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka lëshuar këtë paralajmërim: “Nëse lejojmë që virusi të përhapet si zjarri në zonat më të rrezikuara në botë, mund të vdesin me miliona njerëz”.
Në një konferencë shtypi përmes videokonferencës Guterres bëri deklarata në lidhje me epideminë e llojin të ri të koronavirusit (Covid-19) që ka prekur të gjithë botën.
Duke thënë se virusi nuk prek vetëm njerëzit por edhe ekonominë globale, Guterres iu referua një deklarate të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), sipas të cilës të ardhurat që do të humbasin punëtorët nga virusi në mbarë botën llogariten në 3,4 trilionë dollarë.
Sekretari Guterres vuri në dukje se masat e marra në nivel kombëtar janë të pamjaftueshme për t’i bërë ballë krizës aktuale globale dhe u bëri thirrje vendeve G20-s të marrin masa të reja në bashkërendim dhe me vendosmëri në luftën kundër epidemisë së koronavirusit dhe të ndihmojnë vendet në zhvillim.
“Vendet më të varfra dhe më të rrezikuara do të goditen më shumë. Nëse lejojmë që virusi të përhapet si zjarri, veçanërisht në zonat më të pambrojtura të botës, atëherë nga virusi do të vdesin me miliona njerëz. Ne kemi një armik të përbashkët dhe po luftojmë me një virus”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres.