Paralajmërim i kobshëm; Kosova e Shqipëria, do zbrazen…

11.07.2018 18:24:50

Nga:Fadil Maloku

Nëse, sipas sondazhit të Monitor.al, (që paska bërë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor) Kosovën, do e braktisnin 48% të qytetarëve, kurse, Shqipërinë 43%, shkaku i punësimit, atëherë, unë i them politikës injorante gjithëshqiptare;
Mbyllni, “dyqanet” e klaneve mafioze, s’bashku me kupolat e krimit e korrupsionit të paparë në gjithë rajonin!
Sepse, thjesht, s’do keni më as shitje territorresh, blerje votash, as premtime bosh, as marketingje rrenacake, as klientelë militante, as verbëri partiake, as nënshtrim të tejskajshëm qytetar e mediatik, e as “kompromise” të reja!
T’u vie turp në çfarë gjendje të mjerueshme, i keni pru të rinjët shqiptarë!