Paralajmërimet e SHBA-së për izolim mund të hyjnë në funksion

08.01.2018 14:38:38

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe moskalimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë e posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), ka shumë gjasë që tre udhëheqësve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Haradinaj, si dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, t’ua mbyllë “dyert” në këto shtete.

Mediet në Kosovë ditë më parë kanë raportuar se Ambasada Amerikane në Prishtinë ia ka refuzuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili planifikonte që të merrte pjesë më 4 shkurt 2018 në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA.

Por, analisti politik Astrit Gashi thotë se shefit të Qeverisë së Kosovës mund t’i refuzohet viza nga SHBA-ja për shkak të mosratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se SHBA-ja ka paralajmëruar drejtuesit e institucioneve kosovare se mund të izolohen nëse nuk e miratojnë këtë marrëveshje.

Ende nuk e dimë saktësisht se çka ka ndodh me çështjen e vizës për kryeministrin Haradinaj, por refuzimi i vizave për pushtetarët e Kosovës nuk mund të jetë i pabesueshëm. Ka pasur paralajmërime qysh para dy muajve që në rast të moskalimit të Demarkacionit brenda vitit 2017, kur nuk diskutohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale, drejtuesit e institucioneve kryesore mund të izolohen nga SHBA-ja”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, nëse përfundimisht kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në SH

BA, atëherë është e qartë se janë futur në funksion këto sanksione.

Image