Paralajmërohet fillimi i testit të PISA-s nesër

10.04.2018 13:48:51

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka bërë të ditur se nesër do të fillojnë me testin PISA.

“Prej datës 11 prill deri më 5 maj çdo ditë komunat do të mbajnë test”, ka thënë Bytyqi, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, kjo po bëhet për shkak se po shpresohet të bëhet një zgjidhje që të mos ketë greva edhe pse SBASHK-u po vazhdon me deklaratat që do të ketë greva.