Paralajmëroi shkrirjen e Kuvendit, Meta njofton për konferencë të jashtëzakonshme

15.11.2019 13:05:20

Në më pak se një orë pasi përmendi edhe shpërndarjen e Kuvendit nëse do të prekje Kushtetuta, Presidenca njofton për një konferencë të jashtëzakonshme të Presidentit Meta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në ora 13:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”, njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në profilin e tij në facebook.

10:47 – Kërcënon Meta: Nëse preket Kushtetuta, shpërndaj Kuvendin
Ndërsa në Kuvend po zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme kundër dekretit të Presidentit Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, ky i fundit në një deklaratë të shkurtër për mediat ka paralajmëruar edhe shkrirjen e Kuvendit.

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme kundër dekretit të Presidentit Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, ky i fundit në një deklaratë të shkurtër për mediat ka paralajmëruar edhe shkrirjen e Kuvendit.

“Kriza është e kapur nga ata që nuk e dinë ta lexojnë Kushtetutën. U bëj një pyetje: Betimi im me dorën mbi Kushtetutë ka qenë formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se sa Kushtetuta. Ajo ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për ta përdhosur Kushtetutën është përpjekja për të kapur sistemin e drejtësisë. Janë të dështuara. Askush të mos guxojë ta përdhosë Kushtetutën. Parlamenti me një dekret shpërndahet. Qeveria shkarkohet me një mocion mosbesimi. Presidenti shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.

I pyetur nëse po paralajmëron shkrirjen e Kuvendit, Meta u përgjigj: “Jam shumë i qartë, secili të shikojë dhe të zbatojë detyrat e veta, në momentin e duhur do i drejtohem popullit dhe botës. Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën. Paralajmërimi i fundit, zbatoni Kushtetutën”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.