Paralajmëron kryeministri Rama: Dy javët e ardhshme janë më kritiket, ja çfarë pritet

14.03.2020 14:03:56

Kryeministri Edi Rama në një komunikim ‘live’ ka paralajmëruar sot se dy javët e ardhshme do jenë shumë kritike për vendin tonë, sa i përket përhapjes së koronavirusit.

“E vërteta që duhet të dimë është se në të paktën javën e ardhshme do kemi më shumë të infektuar se këtë javë e në javën tjetër ende më shumë

Asnjë panik se kësaj si shmanget dot askush, është kurba e përhapjes,por masat tona do na ndihmojnë shumë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë shumë më e ulet se sa po të kishim vazhduar jetën normale.

Mes marsit e prillit do kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne e ku ka arritur armiku.

Fati i luftës e numri i të plagosurve e viktimave varet nga çfarë do bëjmë ne të mbështesim njeri tjetrin e sistemin shëndetësor”.