Parandalohet futja e 2 milionë eurove fals në Kosovë

04.07.2017 15:31:09

Dogana ditë më parë kishte parandaluar futjen e 2 milionë eurove fals në Kosovë

Për gjashtë muaj, Dogana e Kosovës ka arrit të grumbulloj mbi 491 milionë euro , duke tejkaluar projeksionin e Qeverisë për 0.1 përqind.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe Dogana ka parandaluar për herë të parë futjen në Kosovë një sasi prej 2 milionë eurove para fals. Kështu ka thënë drejtori i Doganës Bahri Berisha në një intervistë për Kp

Berisha tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit , (MSA) dhe lirimet doganore për import të produkteve për prodhim kanë pasur ndikim në buxhet me mbi 27 milionë euro.

“Duke arritur projeksionin e projektuar nga Qeveria e Kosovës i cili ka qenë 491.4 milionë euro , Dogana ka arritur të tejkalojë këtë projeksion për 01.pëqind, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rreth 18 milionë euro më shumë. Për periudhën e njëjta të vitit të kaluar janë mbledh 473 milionë euro. Gjatë këtyre gjashtë muajve gjithashtu kemi pasur rezultate jashtëzakonisht të mira edhe në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë jo formale ku kemi 403 raste të zbulimeve të ndryshme , duke përfshirë 130 kilogramë narkotikë të llojit mariuanë, heroinë dhe kokaina. Kemi 10 raste me armë të vogla, ndërsa kemi sasi jashtëzakonisht të madhe të zbulimit të municionit . Rreth 8 mijë e 500 copë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu për këta 6 muaj kemi pasur aksione të mëdha në luftimin e ilegalitetit tek lojërat e fatit. Ku kemi arritur që për këtë periudhë që jemi duke folur 213 raste kur kemi konfiskua pajisje dhe shtëpiza të ndryshme të pikave të bastit”, tha Berisha.

Ai tha se në këtë 6 mujor kanë vendosur rreth 100 gjoba tek pikat e bastoreve që është një rritje e gjobave për rreth 100 përqind krahasuar me periudhën e njëjta të vitit të kaluar që ka qenë rreth 59 raste.

Ai tha se përveç parandalimit të futjes në treg të armëve e municionit, Dogana për herë të parë dhe e vetmja në Ballkan, ka arritur të parandalojë futjen ilegale të 2 milionë eurove para fals.

B“Kemi pasur një rast jashtëzakonisht të mirë që ka qenë në rastet më të mëdha në regjion këto vite. Ku dogana ka zbuluar një sasi të parave fals. Ka qene një sasi mbi 2 milion euro, dogana ka arrit të parandalon këtë që të shpërndahet në tregun e brendshëm edhe të shpërndahet tek qytetarët e Kosovës. “, tha Berisha.

MSA-ja dhe lirimet doganore për prodhim vendore, sipas tij, kanë pasur efekte në të hyra për rreth 27 milionë euro. Ai po ashtu tha se ka rënieje të ankesave nga bizneset në raport me Doganën.

Ai në fund ha se qëllimi i Doganës është që këto ankesa të vijnë në minimumin e mundshëm edhe gjithçka të zgjidhet përmes rrugëve ligjore brenda institucioneve dhe bizneseve.

Ai tha se janë duke i kthyer përgjigje komunitetit të biznesit të cilët kanë shqetësime lidhur me procedurat, ankesave qoftë të rivlerësimit ose procedurave të tjera që janë në fuqi. Dogana këtë vit duhet t’i realizojë mbi 1 miliard euro. Kjo sipas Doganës është projeksioni që Qeveria e Kosovës e ka vendosur në buxhetin e këtij viti.