Paranojaku Rexhep Qosja e ka humbur moti luftën për përbaltjen e presidentit Rugova

08.12.2016 12:15:02

Nga Rexhep Kastrati

Personaliteti intelektual dhe politik i presidentit Rugova, vazhdon të jetë cak i sulmeve të atyre që të parët , ose ndër të parët duhet të hetohen për angazhimet e tyre gjatë viteve të komunizmit dhe pas tyre. Në aspektin intelektual, presidenti Rugova, formimin e tij e ka ndërtuar mbi bazën e traditës komëtare shqiptare, mbi bazën e filozofisë së lirisë perëndimore dhe mbi bazën e shkencës perëdmimore. Në aspektin politik, presidenti Rugova ka gërshetuar traditën, filozofinë e lirisë dhe shkencësinë, ka gërshetuar synimet historike të shqiptarëve me kontekstet socio-politike, gjeopolitike e gjesotrategjike të kohës. Pra, në të dy këto aspekte, presidenti Rugova ka sintetizuar vlerat më të mira kombëtare me vlerat më të mira euro-atlantike, dhe ka projektuar dhe udhëhequr një lëvizje të gjerë dhe unike kombëtare: lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, e cila është më e gjerë sesa liria nuk  pushtuesi, më e gjerë sesa pavarësia si shtet dhe më e gjerë sesa vendosja e një rendi shumëpartiak. Lëvizja për liri, pavarësi e demokraci, ka qenë lëvizje për lirinë, edhe në kuptimin e gjerë të lirisë, ku përfshihet përveç lirisë fizike, edhe liria socio-psikologjike, liria e qasjes shumëdimensinonale ndaj aspekteve konceptuale, filozofike, sociologjike dhe si e tillë është edhe liri e individit dhe është liri e kolektivitetit. Pavarësia, është çështje e menaxhimit të lirisë për të vendosur për pavarësi idividuale dhe kolektive dhe nuk thjeshtëzohet në lirinë për të vendosur për shtetin, por edhe për të gjitha format tjera të vedimmarrjes së pavarur: përfshirë edhe vendimmarjen për bashkimin kombëtar. Demokracia, është mekanizëm i gjerë, është sistem mbi të cilin dhe në kuadër të të cilit do të merrte formë liria dhe pavarësia, ku polivalenca do të përqaset në të gjitha dimensionet e saj. Dhe tërë këto nuk janë thjesht produkt i kohës, i rrethanave socio-politike e gjeostrategjike të kohës, por si një evoluim i vazhdueshëm që nga fëmijëria. Presidenti Rugova qysh më 1968, pra qysh në rininë e tij ka parathënë angazhimet e tij intelektuale dhe politike, dhe ka paralajmëruar se gjaku vazhdonte të vlonte në dejët e shqiptarëve për liri. Në vitin 1971, presidenti Rugova bashkë me Rexhep Ismajlin, Eqrem Bashën, Ali Podrimjen dhe të tjerë, nëpërmjet një organizate “Vox” kërkuan që kultura shqiptare të hapej ndaj kulturës perëndimore, kurse pak më vonë do të ndjekë në Paris, një specializim në fushën e semiologjisë te Rolan Barti. Është për të theskuar se presidenti Rugova, Rexhep Ismajli, Eqrem Basha dhe Ali Podrimja do të bëhen personalitete të rëndësishme të letrave dhe të shkencës shqiptare: presidenti Rugova në fushën e letërsisë kritike, teorike dhe histroike, Rexhep Ismajli, i cili edhe ai do të kryejë një specializim te Andre Martine, do të kontribuojë shumë në studimet gjuhësore shqiptare, përkatësisht në gjuhësinë e përgjithshme. Ali Podrimja do të bëhet poeti më i mirë bashkëkohor shqiptar, kurse Eqrem Basha, edhe pse më në heshtje, do të jetë një nga emrat e veçantë të letërsisë shqiptare. Konceptet themelore të teorisë, kritikës, historisë bashkëkohore te ne do të vijnë nëpërmjet presidentit Rugova, kurse ato të gjuhësisë së përgjithshme që nga Sosyri e deri te Martine, do të vijnë nëpërmjet Rexhep Ismajlit. Edhe konceptet themlore estetike do të vijnë nëpërmjet presdientit Rugova, përkatësisht nëpërmjet përkthimit të veprës së Sharl Lalos “Parime të estetikës”. Në planin e krijimitarisë origjinale shkencore letrare, presidenti Rugova do të vërë bazat e historisë së kritikës letrare shqiptare, do të studiojë fenomene të ndryshme letrare dhe do të përqasë ato me fenomene letrare perëndimore. Në planin e pozitës së tij intelektuale dhe profesionale, presdienti Rugova gjithçka do të arrijë në bazë të punës së tij shkencore, e jo në bazë të priviliegjeve të ndryshme nga ana e pushtetit, siç mund të thuhet për Rexhep Qosjen, i cili në fakt bënte punën e kuestorit ndaj mendimeve dhe koncepteve të reja shkencore. Dhe nëse presidenti Rugova ishte formuar në frymën e shkencës dhe filozofisë perëndimore, kishte sjellë ato koncepte në shkencën tonë, pra edhe të estetikës, Rexhep Qosja gjithë formimin e tij ia dedikon shkencës dhe idologjisë jugosllave. Edhe pse i doktoruar në historinë e letërsisë shqiptare, kishte vënë dorë mbi lëndën e Estetikës, dhe atë e ligjëronte në bazë të koncepteve marksist-leniniste të shokut Enver Hoxha, të shpërfaqura në librin e Alfred Uçit, ashtu siç edhe historia e letrësisë mësohej mbi bazën e mësimeve të shokut Enver Hoxha. Pra, në rrafshin intelektual dhe filozofik, presidenti Rugova përfaqëson filozofinë e lirisë dhe të përgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, përfaqëson fenomene shkencore dhe intelektuale që do t’i japin jetë një lëvizje për liri, pavarësi, e demokraci, kurse Rexhep Qosja përfaqëson të kundërtën e tyre. Presidenti Rugova, i rritur jetim nga nënë Sofa, përjetonte fatin e shumicës së shqiptarëve, që nuk iu dha as bursa për studime, dhe për të përfunduar studimet ishte detyruar të punonte si mësues, kurse më vonë nuk do të arrijë që të ketë hapësirën e mjaftueshme për të përfituar nga puna e tij shkencore, për të përmirësuar pozitën e tij intelektuale: edhe pse plotësonte të gjitha kushtet për të punuar profesor universitar, nuk iu mundësua pikërisht nga klanet e lidhura me pushtetin, ndër të cilët ishte edhe Rexhep Qosja. Në anën tjetër, Rexhep Qosja kishte gëzuar të gjitha privilegjet e kohës, dhe kishte krijuar një pasuri që do t’ia kishin lakmi edhe shumë të tjerë. Prandaj, deri në këtë pikë, mund të filtet për diskriminime të vazhdueshme të presidentit Rugova, dhe për privilegje të vazhdueshme të Rexhep Qosjes. Rexhep Qosja ishte bërë si një nga shtatë personazhet që ndiqnin autorin, nga libri i Ramiz Kelmendit, sepse vërtet Rexhep Qosja e kishte përndjekur presdientin Rugova intelektualisht dhe shkencërisht, duke mos kursyer asgjë. Libri “Morfologjia e një fushate”, është produkt i një trazimi të thellë, i një paranoje të hershme të Rexhep Qosjes, kundër presidentit Rugova dhe intelektualëve dhe shkencëtarëve të rinj të formuar në shkollat dhe shkencën perëndimore. Dhe kjo paranojë ka vazhduar dhe është shtrirë në të gjitha rrafshet individuale dhe shoqërore, pra edhe shkencore dhe politike. E kjo është vërejtuar që nga fillimi, e deri në fund: gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, Rexhep Qosja ka bërë gjithçka për të rrënuar lëvzjen për liri, pavarësi e demokraci, ka bërë gjithçka për ta komprometuar filozofinë politike të presidentit Rugova, për çka ka bërë një mori librash. Bëri libra për strategjinë e bashkimit kombëtar, bëri libra kundër demokracisë dhe kundër tendencave të kohës, dhe përfundoi në një nihilist paranojak të gjithçkaje që kanë arritur shqiptarët. Dhe përsëri cak është kush tjetër, pos presidentit Rugova. Mendja e korruptuar e Rexhep Qosjes nuk i bëri ballë paranojës kundër presdientit Rugova. Në momentet më dramatike  për shqiptarët, Rexhep Qosja do të nxisë çarjen e madhe brendashqiptare: çarjen e LDK-së më 1998, kur edhe duhej më së shumti unitet. Në anën tjetër, në janar të vitit 1999, pas shumë gjakderdhjeve të shqiptarëve, pas shumë masakrave të serbëve mbi shqiptarët, Rexhep Qosja do të shpërfaqë urretjen e tij patologjike, paranojat e tij të qarta dhe do të shkelë mbi gjithë librat e tij dhe do të deklarojë se serbëve të Kosovës do t’ua njohë të drejtën për vetëvendosje. Dhe kjo ishte një intervistë që Rexhep Qosja ia kishe dhënë Ardian Klosit tashmë të ndjerë në minutazhin që në TVSH ia dedikonte Kosovës. Një njeri që tërë jetën e kishte kaluar duke përndjekur të tjerët, duke përfituar të gjitha privilegjet e regjimit dhe duke mashtruar shqiptarët me lloj-lloj teorie dhe platforme, Rexhep Qosja nuk kurseu as momentet më tragjike për shqiptarët për të rrënuar gjithë atë që shqiptarët kishin bërë në kuadër të procesit liri, pavarësi e demokraci, proces që bëhej mbi bazën e angazhimeve vullnetare të një populli të tërë. Dhe angazhimet kundër lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, u zgjeruan dhe në të u përfshinë ata që më vonë do ta akuzojnë njëri-tjetrin si vrasës, tradhtarë, udbashë etj. E Rexhep Qosja ishte jo vetëm bashkë me ta, por ishte frymëzues i tyre. Urrejtja dhe paranoja ishte e madhe, dhe nuk kursente as jetën e personaliteteve të ndryshme të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, dhe lufta ishte kthyer në një gjah kundër linjës së presidentit Rugova: në njërën anë vrisnin shqipfolësit, në anën tjetër vrisnin serbët. Dhe Rexhep Qosja kurrë një fjalë nuk e tha, po shihte mbi këto fundin e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, pra edhe fundin e presidentit Rugova, që për Rexhep Qosjen ishte dhe mbeti qëllimi i tij jetësor. Në emër të luftës, u mblodhën para dhe askush nuk ka dhënë qoftë edhe një llogari minimale se ku kanë shkuar ato, pasi që nuk dihet a kanë shkuar nëpër banka të ndryshme në llogari të të afërmve të bosëve të krimit, a kanë shkuar për të vrarë veprimtarë dhe personalitete të ndryshme, a kanë shkuar në hotele dhe në pasuri të ndryshme, a kanë shkuar në privatizime të ndryshme. Natyrisht Ibrahim Kelmendi është njeriu i parë që do të duhej të fliste për këto, por edhe të tjerë pas tij. Sa prej tyre ka marr Rexhep Qosja dhe sa prej tyre kanë marrë të tjerë? Dhe këto janë çështje që duhet të hetohen, sepse vërtet ka shumçka për t’u zbardhur. Nuk do të mund të zbardhet e vërteta për luftën dhe për paqen, pa u zbardhur e vërteta për paratë e mbledhura në emër të luftës. Kurse personaliteti intelektual, politik dhe kombëtar i presidentit Rugova nuk është cenuar dhe nuk cenohet dot nga shkarravinat dhe primitivizmat e njerëzve paranojakë që thellë në ndërdijen e tyre e kanë të qartë se luftën kundër presidentit Rugova e kanë humbur kaherë, dhe sa më shumë që vjellin kundër tij, aq më të humbur janë dhe aq më të thella u bëhen paranojat. Rexhep Qosja ka vendosur që si një kufomë e gjallë të vazhdojë me paranojat e tij kundër presidentit Rugova, dhe në këtë mënyrë të lartësojë sa më shumë atë dhe ta fundosë sa më shumë veten. Kjo është zgjedhja e tij, apo destinacioni përfundimtar i tij, që e nisi me privilegje, e vazhdoi me urrejtje dhe po e përfundon me urrejtje, paranoja dhe makthe. Të tjerëve, makthet dhe paranojat po vijnë duke iu rritur sa më shumë që po kalon koha dhe sa më afër fundit të tyre.