Parashikimi i fizikanit kosovar për motin: Na presin dimra të acartë

31.12.2016 12:56:23

Deri në vitin 2018 dimrat në Ballkan do të jenë të butë, ndërsa i ftohti i madh do të nisë të mbizotërojë prej vitit 2019 dhe temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 30 gradë Celsius

Kështu thotë fizikani dhe astronomi Rasim Bejtullahu në një intervistë për numrin festiv të Gazetës Zëri.

“Këtë vit klima në Ballkan ka për të qenë e lezetshme, dimër i këndshëm dhe më pak të reshura”, thotë Bejtullahu.

“Edhe 2017 ka për të qenë kështu”, pretendon ai, tutje.

“Pastaj na pret një periudhë e ftohtë. Na pretë një periudhë jo e këndshme”, parashikon fizikani në intervistën dhënë për Zërin.

“Kemi për të pasur dimër të fortë që do të fillojnë më 2019, dhe toka po hyn në një miniperiudhë të akullit, këto 15 vitet e fundit… Nuk e di saktë sa do të shkojnë temperaturat, por ato do të sillen prej -25 deri -30 gradë Celsius, sepse faktikisht do të ndalet rrymimi i atlantikut”, pretendon Rasim Bejtullahu.