Parashikimi i motit për të dielën, surpriza vjen pasdite!

01.04.2018 10:30:32

Shira të përkohshëm mbeten prezentë në territor gjatë pjesës së parë të ditës.

Orët e vona të pasdites sjellin përmirësim gradual të motit në territor por ultësira perëndimore mbetet e rrezikuar nga shira afatshkurtër edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 3°C për shkak të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet një përmirësim i dukshëm i motit, i cili do të sjellë temperatura mesatarisht të larta për muajin prill.