Parisi nën ujë, gati evakuimi i njerëzve dhe veprave të artit

26.01.2018 17:15:11

Autoritetet në Francë, u kanë kërkuar qindra njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre në Paris pas alarmit të përmbytjes.

Ndërkohë ekipet e emergjencave civile, po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit.

Niveli i ujit pritet të rritet akoma edhe më shumë deri të shtunën, ndërsa parashikohet që shirat të vijojnë ende.

Që mëngjesin e të martës Agjencia Kombëtare e Motit për Francën vendosi 30 departamente në alarm.