Park me emrin “Adem Jashari” në mes të Stambollit

11.08.2019 19:09:02

Në Shqipëri debatet janë ndezur për shkak të një memoriali që është vendosur në nderim të turqve që u vranë në grushtin e shtetin të disa viteve më parë. Por, në Turqi një park i tërë i është kushtuar Adem Jasharit.

Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll. Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.

Në parkun “Dëshmori Adem Jashari” që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të policisë ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë.

Parku shtrihet në një sipërfaqe 1600metra katror dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.