Ligjvenësit Evropian kanë mbështetur një marrëveshje e cila do t’i obligojë Google dhe Youtube të paguajnë botuesit për përdorimin e punës së tyre.
Kjo marrëveshje vjen si pasojë e reforma që parashihet të ndërmerr Bashkimi Evropian për të drejtën e autorit.
Një ligj si ky sipas njohësve të fushë u jep më shumë fuqi autorëve mbi punën dhe veprat e tyre, sidomos në botën elektronike.
Drita e gjelbër këtij ligji iu dha nga 348, kundër tij votuan 274 dhe abstenuan 36, shkruan deutschewelle përcjellë Klan Kosova.
Ligji parasheh reforma në shumë fusha si:
-Platformat e mediave sociale duhet të sigurojnë që përmbajtja e ngarkuar p.sh në Youtube nuk duhet të shkelë të drejtën e autorit;
-Kompanitë duhet ta kenë licencën nga autorët, publikuesit, këngëtarët etj, për të pasur mundësi të shfrytëzojnë ato materiale;
-Google News obligohet të paguaj autorët për rezultatet e kërkimit të emër të tyre;
-Të gjithë kompanitë që kanë xhiro vjetore mbi 11 milionë euro i nënshtrohen këtij ligji.
Kjo ka ngjallur debat të madh dhe janë paralajmëruar edhe protesta