Parlamenti i Hungarisë zgjedh Orbanin në postin e kryeministrit

10.05.2018 17:15:41

Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit.

Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.
“Ne kemi zëvendësuar një demokraci liberale me një demokraci të krishterë të shekullit 21, e cila garanton lirinë e njerëzve dhe sigurinë”, u shpreh Orban para Parlamentit hungarez.

Partia e Orbanit, Fidez fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar. Fushata e tij u dominua nga politikat kundër migrantëve.