Partia Demokratike mbyll fushatën, bllokohen disa rrugë në Tiranë

23.06.2017 10:38:44

 

Partia Demokratike mbyll sot në Tiranë fushatën elektorale, e për pasojë do të bllokohen disa rrugë. Policia njofton se duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri”

–  Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet s’postimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të s’postohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të postohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qendror përkohësisht do të s’postohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri