Partia e Vuçiqit reagon për sulmin ndaj deputetes serbe

27.01.2017 12:21:52

Partia Progresiste e Serbisë e udhëhequr nga kryeministri aktual serb, Aleksander Vuçiq, ka dënuar ashpër sulmin ndaj deputetes serbe në Veri të Kosovës,  Bojana Torbicu, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Kjo parit në një deklarim të shkruar për media njofton se dhuna është e papranueshme dhe se sulmi ndaj deputetes ishte “akt qyqar i bërë nga frikacakët”.

Bojana Torbicu është deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Serbisë. Ajo u sulmua dje rreth orës 22:30 nga dy persona me maska.