Partisë Socialiste zëvendëson Saimir Tahirin me Elisa Spiropalin dhe Blerina Gjylametin

31.10.2017 21:40:57

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që në postin e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën të jetë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa Elisa Spiropali në postin e koordinatores kombëtare të Bashkëqeverisjes.

Gjylameti  zëvendëson në këtë post ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është larguar nga të gjitha postet politike në parti pas publikimit të akuzave për lidhje me grupin e trafikut të drogës së Habilajve.

“ Lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë të deritanishme të procesit të zgjeshjeve në PS. Prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë organizativ të PS, kryetarët e organizatave.

Më pas do të pasojë me zgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme.

Nesër do të kemi dhe kryetarët në nivel bashkie të PS për një raportim dhe identifikim më të detajuar për problematikën që kemi hasur deri tani në ecurinë e procesit. Po ashtu, ka pasur një raportim dhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si PS, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri.

Kryesia e PS ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë kordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar punën intensive që sapo kemi nisur të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam.

Po ashtu Kryesia e partisë shprehu vlerësimin për punën e deritanishme por dhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë PS e Tiranës prej këtej e në vijim”, tha Balla.