Partitë e koalicionit qeveresis mungojnë në seancë

10.09.2017 12:59:19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kabineti qeveritar do ta bojkotojë seancën e sotme, pasi nuk e sheh të arsyeshme të jenë aty.

Ndonëse ka thënë se e respektojnë Kuvendin, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, në të cilën, sipas tij, po marrin pjesë 31 deputetë.

“Nuk e vlerësojmë të nevojshme t’i përgjigjemi kësaj ftese. Kjo seancë e sotme nuk gëzon respekt. Dje ishte seanca për zgjedhjen e qeverisë, e sot na kanë njoftuar se ka ftesë edhe për një seancë ku është mjaft e habitshme sepse kërkesa për ndërprerje të debatit ishte bërë nga opozita dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë. Kemi kërkuar debat na është kërku me hy në votim. Kjo që po ndodh sot është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, po mungon PAN-i dhe partitë e tjera në koalicionin qeverisës.