Partitë në pushtet dhe opozitë në Turqi kërkojnë nga SHBA të ekstradojë Gylen-in

09.08.2019 23:09:24

Grupet parlamentare të partive në pushtet dhe opozitë në Turqi i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të merren hapat e duhura për ekstradimin sa më të shpejtë në Turqi të liderit të organizatës FETO, Fetullah Gülen.

Këtë e kanë kërkuar Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), si dhe IYI Parti, nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët është theksuar se lideri i organizatës Gülen vazhdon të udhëheqë organizatën nga SHBA, duke vazhduar të përhap pikëpamjet e saj të çoroditura duke përdorur taktikat e organizatave si DEASH dhe Al Kaeda.

“Mos marrja e ndonjë veprimi nga autoritetet amerikane ndaj FETO-s dhe liderit të saj, Gülen, ndikon negativisht në marrëdhënien e besimit mes Turqisë dhe SHBA-ve”, theksohet në deklaratën e përbashkët të katër partive të cilët përfaqësohen në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e Gülenit nga Washingtoni disa herë.