Partitë opozitare dhe kuvendarët kundërshtues të partive kryesore po rrezikojnë seriozisht interesat e vendit

03.10.2016 11:53:41

Nga Rexhep Kastrati

Lista “Srpska” që është themeluar si bashkim i serbëve përballë proceseve të rëndësishme për vendin, ka kërkuar konsensus para se të votohet demakrakcioni. Kjo kërkesë ka ardhur pas vendosmërisë së partive opozitare për të bërë gjithçka përtë bllokuar dhe pamundësuar kalimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe pas urdhërit që kjo listë kishte barrë nga Beogradi për të bojkuatuar seancën e 1 shtatorit kur duhej të votohej për këtë projektligj. Në këtë mëynrë, lista “Srpska”, po e përdor shumë qëndrimin destruktiv të partive opozitare shqiptare për të bllokuar dhe pamundësuar votimin e projektligjit në fjalë, për të imponuar vullnetin e saj dhe kushtet e saj. Edhe pse kryeminstri i vendit, Isa Mustafa kishte deklaruar se asnjë kusht nuk do t’i mirret parasysh listës “Srpska”, megjithatë vazhdimi këmbëngulës i partive oozitare shqiptare dhe disa kuvendarëve të PDK-së dhe të LDK-së, ka rikthyer orekset e serbëve të Kosovës për të imponuar kushtet e tyre. Siç dihet, lista “Srpska” ka kërkuar që 25 – 30 antena në tërë territorin e Kosovës për të votuar demakrakcionin, kurse tash, duket se ka shtuar orekset dhe mund të kërkojë edhe më tepër. Duke marr parasysh faktin se lista “Srpska” shfaq qëndrime rë Beogradit, dhe duke pasur parasysh se Beogradi nuk njeh shtetin e Kosovës, e së këndejmi edhe kufijtë e Kosovës nuk i njeh si kufih shtetërorë, atëherë mund të supozohet se për çfarë konsensusi flet aji listë. Dhe mundësimi i një qasjectë tillë, për të mos thënë edhe kushti të këtillë bën me përgjegjësi të drejtpërdrejtë partitë opozitare dhe kuvendarët kudërshtues të dy partive jryesore të vendit. Të kujtojmë se ratifikimi i demarkacionit nuk hyn në grupin e çështjeve për të cilat kërkohet shumica e dyfishtë, pra nuk kërkohen patjetër edhe votate serbëve dhe të pakicave, por kërkohen vetëm 2/3 e kuvendarëve, dhe t’i mundësosh listës “Srpska” komoditetin që të imponojë kushte të këtilla, do të thotë të dëmtosh interesat e vendit. Dhe partitë opozitare shqiptare si dhe kuvendarët kundërshtues të dy partive kryesore duhet ta kenë parasysh se po bëhen dëmtuese të interesave të vendit. Aq më tepër kur Ramush Haradinaj veçsa nuk e nisi dasmën kur lista “Srpska” zbatoi një urdhër të Serbisë për të bojkotuar seancën e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, dhe doli në Dukagjin si triumfator, duke festuar fitoren e serbëve, sepse mosvotimi i demarkacionit është vetëm fitore e tyre, por jo e Kosovës. Edhe Visar Ymeri i ekzaltuar shpalli fitoren, duke dëshmuar kështu se në strategjinë e saj për rrëzimin e Republikës, sekta okulte e Albinit e ka të ndërlidhur, apo të bashkërenduar me serbët. Dhe kjo për këto dy subjekte politike është një fakt komprometues, sepse t’i gëzohesh fitoreve të serbëve, do të thotë t’i gëzohesh dëmtimit të Kosovës. Dhe kjo do të thotë të tradhtosh votën e qytetarëve, të tradhtosh besimin e tyre. Në anën tjetër, të bazosh aktivitetin bllokues duke u bazuar në vënien e Qeverisë në pozitën që o të pranojë kushtet e serbëve, o të pranojë rrënimin e institucioneve të shtetit, po ashtu është një veprim i rrezikshëm dhe kundërkombëtar, pasi që në të dy rastet, dëmtohen interesat e vendit, pasi që si pranimi i kushteve të serbëve, ashtu edhe rrënimi i institucioneve të shtetit janë të dëmshme për vendin. Ndërkaq, vënia e Qeverisë në pozitën e komsumimit të veprës së dëmtimit të interesave shtetërore, për ta komprometuar në sytë opinionit, dhe për të lëkundur vendosmërinë e kuvendarëve për ta votuar projektligjin për demarkacionin, është një veprim djallëzor i vetë partive opozitare, sepse janë ato që po ia mundësojnë serbëve të vënë kushte të papranueshme. Po ashtu, me veprime të tilla do të krijohej precedenti që çdo opozitë të vëjë Qeverinë në pozitë të tillë, pra të zgjedhë ndërmjet pranimit të kushteve të papranueshme të serbëve, ose të rrënohen institucionet e shtetit. Dhe kjo është e rrezikshme, sepse atëherë Kosova do të përfshihet në një cikël paqëndreshmërie institucionale. Në këtë kuptim, angazhimet e këtilla të partive opozitare dhe të kuvendarëve kundërshtues të dy partive kryesore, janë angazhime në kufijtë e tradhtisë kombëtare dhe kundërshtetërore, pasojat e të cilave do të mund të ishin shumë të rënda për Kosovën dhe për çështjen kombëtare.