Partizani mbërrin në Austri, nesër e pret dueli i vështirë (Foto)

02.08.2016 16:15:02

Skuadra nga Shqipëria, Partizani ka mbërritur në shtetin e Austrisë, ku nesër do ta zhvilloi ndeshjen kualifikuese në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut.

Takimi i parë kishte përfunduar në të mirë të austriakëve të cilët fituan në Shqipëri me rezultat minimal 1 me 0.

Ndeshja kthyese do të jetë shumë problem për shqiptarët, por shpresat nuk duhet t’i mohuar asnjëherë, pasi sipas medieve të huaja, Salzburgut do t’i mungojnë së paku 8 lojtarë, 4 të lënduar ndërsa të tjerët të suspenduar.

Salzburg – Partizani nesër do të takohen nga ora 20:30./Indeksonline/