Pas 127 vjet,Libani do qeveriset perseri nga Shqiptaret!..

07.12.2019 20:08:11

Nga: Sylejman Morina

Vaso Pash Shkodrani , nga 1883 deri 1892 shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, pas 127 vjet, edhe nje shqiptare do ta qeveris Libanin,Al-Shabtar Arnaout kandidat për Presidencën e Këshillit të Ministrave në Liban

Bejrut, 07 dhjetor 2019
Al-Shabtar Arnaout kandidat për Presidencën e Këshillit të Ministrave në Liban
Lindur ne Sidoni (Libani i Jugut).
Mban një diplomë pasuniversitare në gjuhën dhe letërsinë arabe.
– Poet dhe shkrimtar politik dhe shoqëror dhe ekspert për çështjet politike libaneze dhe ndërkombëtare.
Kam punuar si mësues arab në Liban dhe Kanada.
– Ajo emigroi në Kanada dhe punoi në shtyp dhe përkthim.
– Kryeredaktor, Montreal Journal – Kanada.
Kryeredaktor i Gazetës Veneciane – Kanada.
– Pronar dhe kryeredaktor i Gazetës El-Waseet – Kanada.
– Përgjegjës për informacion dhe komunikim me komunitetin libanez në Kanada.
Anëtar i Bordit Këshillimor të një Zëvendës në Provincën e Quebec, Kanada.

Pashko Vasa lindi në vitin 1825 në qytetin e Shkodrës dhe vdiq me 29 qershor 1892 në Bejrut të Libanit, ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, shkrimtar, poet, publicist dhe guvernator i Libanit derisa vdiq.
Pashko Vasa, i quajtur edhe Vaso Pashë Shkodrani, lindi në Shkodër më 17 shtator të vitit 1825. I ati quhej Mhill (Hilë) Gjokë Vasa, kurse e ëma Drande Gjegja, e motra do ishte e ëma e Imzot Luigj Bumçit. Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur prej Mirdite dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muze e Pashko Vasës.
Mësimet e para i kreu në vendlindje. Pastaj shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847, ku iu dha mundësia për të mësuar gjuhët e huaja si: italisht, frëngjisht, turqisht dhe greqisht. Gjithashtu kishte njohuri në anglisht e serbisht.
Më 1847 vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për lirinë dhe bashkimin e Italisë. Ai mori pjesë gnë radhët e forcave kryengritëse italiane të Gjyzepe Garibaldit. Në Bolonjë u caktua si oficer i Kalorësisë Qytetare.
Ishte frymëzuar nga atdhetarët italianë, si: Mazzini, Garibaldi, Gjioberti dhe ideologë të tjerë kombëtarë të Evropës.
Idetë e tij, të cilat e ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja, Nikolo Tomazeut, poet dhe enciklopedist, mik i Jeronim De Radës dhe i Dora d’Istrias. Në shpalljen e Republikës Venedikase jetëshkurtë, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse të atij qyteti që u rrethua nga austriakët. Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për në Ankona. Atje austriakët e kapen dhe e detyruan të kthehet në Stamboll, meqë ishte shtetas i Perandorisë Osmane. Mbas disa peripecish zë vend në “Shoqërinë e tramvajeve të qytetit”, ndërkohë që avancohet në krye të administratës së shoqërisë. Në saje të zotësisë, njohjes së gjuhëve të huaja dhe tolerancës fetare e kombëtare, Vaso Pasha zë punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, së cilës do t’i shërbejë deri në vdekje.
Nga disa të dhëna të prezantuara në përmbledhjen poetike të shkruar në italisht “Rose e spine”-“Trendafila e gjemba”, botuar në Stamboll më 1873, mësojmë se Pashko Vasa ka qenë i martuar me një shqiptare, rreth vitit 1855 por bashkëshortja i vdiq më 1872. Nga po kjo vepër mësohet se Pashko Vasa së paku që nga viti 1861, ishte me punë në Halep të Sirisë. Gjithashtu ka shërbye disa vjet pranë ambasadës turke në Londër.
Më 1862 në rrethana të caktuar kthehet në Shkodër. Asokohe me një grup intelektualësh dhe me Zef Jubanin u përpoqën për një kryengritje antiosmane në Shqipërinë të Veriut, në Mirditë. Më 1864, në Stamboll, bashkohet me Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin, për sigurimin e fondeve financiare, lidhur me shkronjat e shkollat shqipe, si dhe me caktimin e një alfabeti të vetëm të gjuhës shqipe
Më 1867 ai qëndron në krye të përpjekjeve për themelimin e një shoqërie kulturore dhe të një alfabeti të përbashkët mbi bazën e alfabetit latin. Më 1869 merr pjesë në grupin nismëtar për krijimin e një shoqate shqiptare me karakter kulturor, arsimor e gjuhësor. Më 1871, gjithënë në Stamboll, bashkë me Jani Vreton dhe Sami Frashërin, nis orvatjen për krijimin e një organizate atdhetare shqiptare.
Pashko Vasa hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi në vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjjes kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit, «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Penës së Pashko Vasa i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
Në vitin 1887 botoi në gjuhën frënge veprën “Gramatikë e shqipes”.
Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).
Ai zuri një vend me rëndësi edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).
Që nga viti 1883 e deri në vitin 1992 Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë, ashtu sikur u sollën edhe eshtrat e vëllezërve Frashri, Hasan Prishtina e atdhetarë të tjerë.

……………………………………………………………………………………..

Al-Shabtar Arnaout kandidat për Presidencën e Këshillit të Ministrave në Liban

Lindur ne Sidoni (Libani i Jugut).
Mban një diplomë pasuniversitare në gjuhën dhe letërsinë arabe.
– Poet dhe shkrimtar politik dhe shoqëror dhe ekspert për çështjet politike libaneze dhe ndërkombëtare.
Kam punuar si mësues arab në Liban dhe Kanada.
– Ajo emigroi në Kanada dhe punoi në shtyp dhe përkthim.
– Kryeredaktor, Montreal Journal – Kanada.
Kryeredaktor i Gazetës Veneciane – Kanada.
– Pronar dhe kryeredaktor i Gazetës El-Waseet – Kanada.
– Përgjegjës për informacion dhe komunikim me komunitetin libanez në Kanada.
Anëtar i Bordit Këshillimor të një Zëvendës në Provincën e Quebec, Kanada.
Përfaqësues i Shoqatës Libaneze të Kancerit, Kanada.
– Zyrtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare për dialog të përhershëm kulturor.
Profesor i gjuhës arabe, Universiteti i Montrealit.
Ambasadori për Paqen Botërore.
Një aktivist për të drejtat e njeriut me kauza humanitare dhe mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.
– Mori pjesë në shumë takime letrare dhe politike globalisht.
Poezia e saj konsiderohet një poezi ndërkombëtare dhe puna e saj është përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë anglisht, italisht dhe shqip.
Aktivist për të mbrojtur të rinjtë nga droga.
– Anëtar i bordit të besuar të institucioneve ndërkombëtare të Arnaout.
– Ajo fitoi Kampionatin Liban të Universiteteve (Volejboll).
Ai mban shumë nderime dhe certifikata vlerësimi nga institucione politike dhe kulturore, shoqëri dhe gazeta.
Rrjedhshëm në arabisht, frëngjisht dhe anglisht.
– Ajo u emërua nga organizatat ndërkombëtare të Arnaout, të kryesuar nga Dr. Abdel Karim Qassem Al-Arnaout, për të marrë përsipër presidencën e Këshillit të Ministrave në Liban.