Pas 6 viteve, normalizohen marrëdhëniet Turqi- Izrael

20.08.2016 10:50:53

Parlamenti turk ratifikoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin duke i dhënë fund mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vitesh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot AA.

Në përputhje me këtë marrëveshje, përafrimi e arritur në fund të muajit qershor midis dy vendeve dhe e miratuar dje nga ana e deputetëve, Izraeli do të dëmshpërblejë Turqinë me një fond prej 20 milionë dollarësh.

Turqia nga ana e saj ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e një anije ku mbetën të vrarë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës.

Në vitin 2014, një Gjykatë Penale e Stambollit urdhëroi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë, si dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi, gjykuar në mungesë prej vitit 2012 në Turqi.

Së fundmi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk do të vijojë me shkëmbimin e trupave diplomatike në rang ambasadorësh.

Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik në Turqi që komprometoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.