Pas AKP-së edhe Komuna e Drenasit favorizon “Ferronikelin”

31.08.2016 17:55:57

Kuvendi i Komunnës së Drenasit e ka liruar nga taksa komunale ndërmarrjen “Ferronikeli”, me arsyetimin se është jashtë prodhimi dhe si mas lehtësuese.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në mesin e 7 pikave të rendit të ditës, si pik e veçant e kërkuar nga anëtarët e Kuvendit është diskutuar edhe për ndërmarrjen e Ferronikelit, ku si masë lehtësuese, Kuvendi mori vendim që për fillimin e prodhimit kompanisë në fjalë të lirojë nga taksa komunale në kohëzgjatje prej një viti”, thuhet në komunikatën e KK së Drenasit.

Kjo kompani private që është favorizuar para pak dite edhe nga AKP-ja duke i dhënë tokë në shrytëzim kundërligjshëm, po favorizohet edhe nga Komuna e Drenasit, pavarësisht që i ka larguar afqr 100 punëtorë nga puna duke ua shkëputur kontratat.

“Pas marrjes së këtij vendimi, Kuvendi unanimisht janë pajtuar që të leshojnë edhe një deklaratë rreth këtij gjiganti prodhues i cili është jashtë prodhimit që nga marsi i këtij viti. Në deklaratën e nënshkruar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj thuhet se “si masë lehtësuese për fillimin e prodhimit të kompanisë në fjalë të lirohet nga taksa komunale për vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërprej transportin e xehes jashtë shteti për pëprunimin si lendë e parë, kërkojmë nga Qeveira që të merr përsiper mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve sipas ligjeve në fuqi, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të angazhohet në plotësimin e kërkesave të dala nga menaxhmenti i Ferronikelit dhe të Sindikatës së kësaj ndërmarrje dhe se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në përkrahjen e kërkesave të punëtorëve të ndermarrjes së Ferronikelit”, thuhet në këtë deklaratë të Kuvendit të Komunës së Drenasit.  Pas përpilimit të kësaj deklarate, Kuvendi ka vazhduar me pikat e rendit të ditës të ciliat ishin të caktuara për këtë mbledhje, ku fillimisht është diskutuar raporti i Kryetarit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rapori i auditorit të përgjithshëm për vitin 2015, për raportin financiar janar-qershor 2016, është miratuar propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve nga tri drejtori, po ashtu është miratuar edhe ndryshimi i rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së shoqërive tregtare në territorin e Komunës së Drenasit dhe është përzgjedhur komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të palëve për emërtimin e rrugëve”, thuhet në komunikatë.